Politike

Rama me Manastirliun dhe Ristanin: Po punojmë për Tiranën

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një situatë të imponuar nga rrethanat mungesën e Erion Veliajt në dëgjesën për buxhetin në njësinë 2 ndërkohë që zv/kryetarja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani ka prezantuar buxhetin. 

Fillimisht ishte drejtuesja politike e qarkut Ogerta Manastirliu e cila foli për buxhetin 2026 por dhe buxhetin bashkiak, për t’i lënë fjalën zv/kryetares Anuela Ristani. Ristani gjithashtu mbajti postin e kryetares së komanduar pas arrestimit të Veliajt.

Ndërkohë, Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se dëgjesa “është një ushtrim që ne e bëjmë edhe si rezultat i një situate që e dini shumë mirë dhe që është një situatë disi e imponuar nga rrethana qe nuk varen prej nesh”.

Por, shtoi Rama, është e domosdoshme që të gjithë të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranës të shkojnë sa më mirë. 

Rama tha se mbështetja ekstra për presionet do të shkojë në shifrën 1.7 miliardë euro të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë