Ka ndodhur

Rama me gjeneralin libanez: Vijojmë punën për lirimin e fëmijëve të tjerë nga Al Hol

RamaLibanezi

Para nisjes në Shqipëri bashkë me katër fëmijët e shpëtuar nga kampi Al Hol, Kryeministri Edi Rama postoi një video të takimit me gjeneralin libanez, Abass Ibrahim, që e vlerëson si një prej aktorëve kryesorë në lirimin e tyre.

Rama shoqërohet në këtë takim nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa thotë se në këtë takim me ushtarakun e lartë libanez është konfirmuar vijimi i operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.

“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë