Politike

Rama mbledh qeverinë në Kryeministri

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë, pak para mbledhjes së Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

 Zv.kryeministrja do të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Ajo mbërriti duke folur me telefon dhe u fut me nxitim në kryeministri.

Nuk dihet ende çfarë porosish do ju japë Rama por fokusi pritet të jetë tek mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Një tezë që diskutohet është që Balluku mund të japë paraprakisht dorëheqjen si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë