Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste deputetë të qarkut të Tiranës dhe shtabin elektoral të përcaktuar për fushatën e Ogerta Manastirliut.
Takimi që zgjati 1 orë e 10 minuta e kishte fokusin tek ecuria e partisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndryshoi dinamikën dhe rrjedhjen e ngjarjeve sa i përket fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.


Sipas asaj që mësohet, kryeministri Rama ka dhënë dy porosi në këtë mbledhje.
Ai nuk ka kërkuar që të priten takimet, por të vijojnë ato si nga ekipi i përcaktuar për fushatën, njëkohësisht edhe nga strukturat e tjera pavarësisht se nuk do të ketë zgjedhje.
Po ashtu, ai ka kërkuar që të ketë një rienergjizim të partisë në Tiranë.
“Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, citohet se ka thënë Rama brenda mbledhjes.
Ndërkohë po sot, kryeministri Rama mblodhi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe krerët e komisioneve parlamentare ku në fokus patën projektbuxhetin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



