Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Në këtë takim i pranishëm fizikisht është edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Fokusi i këtij takimi janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare e kryesisht vota e diasporës, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i procesit të regjistrimit për emigrantët që do të duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.
Deri më 11 janar ky proces patronazhimi i votës duhet të përfundojë, pasi në këtë datë nis zyrtarisht është regjistrimi në KQZ i Diasporës.
Në zgjedhjet e 11 majit për herë të parë do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Socialistët kërkojnë mandatin e katërt, ndërsa përveç Partisë Demokratike me aleatët e saj, në skenë janë futur edhe disa parti të tjera, si Nisma Thurje, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.