Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë në selinë e PS deputetët e qarkut të Tiranës.
Në mbledhjen që ka zgjatur rreth një orë raportohet se kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Mësohet se mbledhja ka pasur në qendër të diskutimeve organizimin e partisë dhe fokusin tek punët e bashkisë. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Rama është parë të dalë nën shoqërinë e Blerina Gjylametit, e cila pak kohë më parë mori drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Rama dhe Gjylameti kanë bërë një pjesë të rrugës në këmbë, ku për disa momente janë ndalur dhe kanë biseduar.
Kujtojmë se ditën e djeshme Rama zhvilloi një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje