Politike

Rama mbledh Asamblenë: Shtyhet në shtator turi me emigrantët. Në korrik kongresi, platformë e re për deputetët e ardhshëm

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimin e brendshëm dhe energjizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë fjalës jo fort të gjatë të mbajtur në fillim të takimit, Rama tha se PS-së i janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj.

Rama njoftoi se është shtyrë për në shtator takimi në Londër e Gjermani me emigrantët, ndërsa po atë muaj parashikohet të mbahet edhe një takim në SHBA.

Rama njoftoi se më 20 korrik do të prezantohet edhe një platformë e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025-ës.

“Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkëngjitur PS pas mbylljes së këtij regjistrimi në funksion të zgjedhjeve për delegatët e Kongresit. Janë 93 mijë anëtarë. 78.6% e trupës së anëtarëve të regjistruar mori pjesë në zgjedhjet për delegatët e kongresit. Shifra më e lartë që kemi pasur. Janë shtuar 32 mijë anëtarë të rinj në të gjithë territorin. 11 mijë e 400 janë të rinj deri në moshën 30 vjeç. Nga i gjithë procesi i zgjedhjeve për kongres janë propozuar 10 mijë delegatë, prej të cilëve ka dalë numri i 1200 delegatëve të kongresit”, tha ai. Më tej foli për turin e planifikuar me emigrantët.   

“Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Dhe në Greqi dhe Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete as thjesht një takim pa vazhdim por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë dmth për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS. Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet është një takim politik. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. Dy fjalë, Rama i pati edhe për mënyrën e përzgjedhjes së deputetëve në zgjedhjet 2024  

“Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam” dhe mblodhën një numër jo të vogël shprehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar. Është mirë që ti japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë