Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e larta të sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, duke i kthyer një përgjigje indirekte edhe Sali Berishës.
“Masat e sigurisë nuk negociohen me askënd. Masa që vendosen bazuar në standardet dhe rregullat e vendosura nga vetë Këshilli Europian që kudo ku zhvillojnë aktivitet kanë masa standarde. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që janë në Këshillin Europian prej shumë kohësh. Nuk janë çështje opinionesh, janë masa shumë të rrepta sigurie aq më tepër në situatën kur këtu do të vijnë të gjithë liderët e BE-së, ku padiskutim për ta ka masa të rrepta sigurie kudo ku shkojnë dhe lëvizin”, tha Rama pas mbledhjes së qeverisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.