Politike

Rama: Mandatin e katërt ndërtojmë rrugën e drejtpërdrejtë Krujë-Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, u premtoi banorëve të Fushë-Krujës ndërtimin e rrugës lidhëse mes Krujës dhe Tiranës gjatë mandatit të katërt qeverisës.

Në takimin përmbyllës elektoral në Fushë-Krujë, Rama e nisi fjalimin e tij me pasojat e tërmetit ku përmendi banesat e reja dhe projektin e rindërtimit.

“Për familjet e goditura nga tërmeti u ndërtuan banesat e reja dhe u strehuan pas asaj ngjarje të rëndë. Janë shpërndarë apartamente dhe po vijon puna për pjesën e mbetur. Shpërndarja e 350 apartamenteve të fundit, ka mbetur për shkak të periudhës zgjedhore dhe do bëhet së shpejti, pasi të përfundojë ky proces që ka rregulla dhe ligje të caktuara, sepse nuk e bëjmë dot në fushatë. Do realizojmë edhe ëndrrën e vjetër të Krujës, për të pasur një rrugë lidhëse drejtpërdrejtë me Tiranën. Tani kjo rrugë është pjesë e programit tonë”, u shpreh Rama mes të tjerash.

Ai foli edhe për borxhet e lëna nga qeveria e kaluar, “gropa ekonomike” siç e quajti ai, buxhetin dhe prodhimin e brendshëm, teksa nënvizoi se deri më 2030 ky buxhet do trefishohet, nga 8 mld që është aktualisht, në mbi 30 miliardë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë