Sociale

Rama-Manastirliu nga Kamza: Javën tjetër nis vaksinimi masiv me vaksina kineze

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke ndjekur procesin e vaksinimit në Kamëz deklaroi se janë kryer mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin.
Ministrja shtoi se me finalizimin e marrëveshjes për vaksinat që po blihen nga distributor i autorizuar, pritet të nisë vaksinimi masiv.
“Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke u blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksnimin masiv”, deklaroi Manastirliu.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama shtoi se objektivi kryesor në këtë situatë është nisja e vaksinimit masiv për të moshuarit.
“E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe”,tha kryeministri Edi Rama.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52,050 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Janë kryer 28,659 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 8,889 vaksinime për të të moshuar dhe 14,502 vaksinime për arsimtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë