Politike

Rama lavde Tavos: Ky është i tëri i Himarës, po i çove mesazh të merr në telefon

Të dielën janë zgjedhjet në Himarë. Të premten kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për kryebashkiak, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me qytetarët. Rama nuk kurseu lëvdatat për Tavon

“Ky nuk bën fushata, bën komunikim me njeriun derë më derë dhe prag më prag. Pas Ruçit, është i dyti që ka numëratorin më të gjatë të celular. Po i çove mesazh, të merr direkt në telefon, se me atë është rritur kur ka qenë i vogël. Kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS-ja, jam i madh vetë, tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, unë jam përgjysmë.

Këtu të gjithë janë himariotë, Himara i lidh bashkë të gjithë. Gjithë kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe, për ta parë në perspektivë për të kuptuar edhe arsyet pse kanë ndodhur. Pastaj flas kështu apo ashtu, më pëlqen më shumë jugu apo veriu, këto janë personale”.

Kryeministri u ndal sërish tek denoncimi i PD për pronat në Vuno.

“Kishte dalë në një kazan në Greqi, Edi Rama ka grabitur pronat. Është histori e bukur, rrëzon mitin që qeveria po u merr pronat. Ju e dini që pjesa e Kolekajve është nga këtu. Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk janë funksionale, puna është çfarë le pas, pas lë emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë