Politike

Rama: Kush e mban SPAK-un tani që iku Amerika? Nuk do lejojmë ta shkrijnë zhabat dhe bretkosat

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim me disa nga asambletë socialiste të kryeqytetit nga ku deklaroi se ka gjëra që nuk shkojnë në luftën kundër korrupsionit.

Por ai shtoi se ajo është një luftë e PS-së dhe ndryshe nga opozita që kërkon ta shkrijë, SPAK, është këtu falë socialistëve.

Ai ritheksoi se luftën antikorrupsion nuk e hapi Amerika pasi sipas tij Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe për të mbështetur SPAK-un.

“Patjetër që ka gjëra që nuk shkojnë, por duke filluar nga kjo e korrupsionit. Por është më e tmerrshmja që ne të mund ta pranojmë pa luftë që të na kërkojnë ne hesap të tjerët. Ne mund t’i kërkojmë hesap njëri tjetrit.

Ju mund të më kërkoni hesap mua e unë juve, por askush jashtë kësaj partie nuk na kërkon ne hesap për luftën kundër korrupsionit, sepse çfarë po ndodh sot është lufta jonë. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk është luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët, ikën. Po kush e mban SPAK-un tani?

E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrij. Nëse do të ishim ne ata që përpiqen të na pikturojnë, do ishte shkrirë SPAK.  Nuk kishte nevojë. Një fishkëllimë bufi e vinte me ato flokët që i ka sikur sapo ka zbrit nga motori. Vinte me zhaba, e brektosa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh se e kemi sjellë ne, jo se s’na lë Amerika”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë