Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama ka reformuar Partinë Socialiste në Vlorë gjatë takimit me dyer të mbyllura, teksa sipas burimeve ka kritikuar kryebashkiakun Ermal Dredha, drejtuesit e Partisë Socialiste, si edhe deputetët e këtij qarku.
Gjithashtu, Rama vendosi ndryshime në drejtimin e PS-së në Vlorë, duke shkarkuar bashkëkryetarët Admir Malaj dhe Vilma Bello, për t’i zëvendësuar me Klevis Kason dhe Erjona Ismailin, që do të marrin rolin drejtues në strukturat e partisë në këtë qark.
Ndër të tjera mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të një pjese të mirë të administratës së bashkisë së Vlorës.
Sipas burimeve, në mbledhje ka përdorur shpesh edhe tonalitet të lartë duke kritikuar rëndë punën e thuajse të gjithëve në sallë.
Thelbi i gjithë pakënaqësive mësohet se ka qenë menaxhimi i sezonit turistik, mungesat e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve si për problematikat por edhe për ofrimin e shërbimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.