Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se problem në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë është Kosova dhe pikëpamjet e ndryshme në lidhje me shtetësinë e saj.
Megjithatë, ai tha se Shqipëria kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë, pavarësisht dallimeve për Kosovën.
“Ne jemi të patundur në idenë që jo vetëm paqja është, e mirë se çdo gjë tjetër, por ‘komshi i lumtur, shtëpi e lumtur’ ma ka mësuar gjyshja.
Sigurohu që fqinjët nuk po vdesin urie. Kemi politika bashkëpunimi edhe me shtetet e tjera në rajon.
Natyrisht kemi një problem me Serbinë, që është Kosova. Për ne është shtet në të drejtën e vet, dhe jo vetëm për ne, por për shumicën e vendeve të BE. Për disa vende dhe Serbinë, nuk është. Por nëse do të vazhdojmë të rrimë me kokën e pas e të ndezim tensione dhe energji negative dhe të dëmtonim veten dhe të ardhmen tonë”, tha Rama.
Më tej, Rama foli edhe për Rusinë, duke u shprehur se në Shqipëri ka shumë dekada, që nuk vjen një zyrtar rus.
“Shqipëria ka qenë dikur një shtet satelit i Bashkimit Sovjetik dhe ishim në një diktaturë të egër. Që prej atëherë, që nga vitet 1960, asnjë zyrtar i lartë rus nuk është parë më në Shqipëri të bëjë vizitë zyrtare. Dhe, nuk jemi nostalgjikë për këtë dhe as nuk ndjejmë mall për Rusinë. Europa duhet të ketë autonominë e saj, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën”, tha kreu i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



