Politike

Rama: Komisionerja Marta Kos, e përkushtuar për të mbyllur negociatat brenda 2027-ës

Nga Gazeta ‘Si’- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos viziton sot Shqipërinë.

Në rubrikën “Sy m’Sy”, Rama tha se “presim sot Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, një zonjë sllovene, dashamirëse e jashtëzakonshme dhe shumë e përkushtuar për të mbyllur negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2027”.

Ai tha se Shqipëria sipas tij mund të futet në BE vetëm me Partinë Socialiste në pushtet.

“Që të mbyllen negociatat me Shqipërinë brenda 2027 më 11 maj duhet të na jepni një mandat total me zemër, total jo në kuptimin 140 deputetë, por total me zemër, socialistë e demokratë. Nëse do votoni për PS-në duke qenë demokratë do thani kënetën. Doni ta thani kënetën apo doni të vazhdoni të shkoni guak, guak, guak dhe do rrini gjithë jetën në opozitë se mirë unë, se mua nuk më mundni dot e keni të pamundur, por nuk do ta mundni dot kurrë PS-në edhe pa mua. Besojeni këtë gjë atëherë nuk do të ishte mirë vërtet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “nëse doni një alternativë të PS-së dhe nëse doni të dilni nga qefulli vicioz duhet të lexoni teorinë e kalit të ngordhur. Ajo është Partia Demokratike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë