Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhë partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI(inteligjenca artificiale) në shërbim të shëndetësisë.
Duke folur për objektivat e qeverisë në këtë mandat të katërt, Rama tha se pas përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, synimi tani është një transformim në përmbajtjen dhe cilësinë e shërbimeve.
Mandej shtoi se do hapej dhe një universitet i ri në Fier.
“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetin.
Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.
Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




