Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, duke u përqendruar tek retorika e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, tha se një gjë e tillë mund të realizohet vetëm nëse PS do të jetë në pushtet.
Teksa ka folur gjatë podcastit “Flasim” për rëndësinë e votës masive për PS, Rama ka theksuar se ky veprim do të çojë në marrjen e pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.
Ndërsa kërkoi një mandat të katërt më të fortë se tre të mëparshmit, Rama renditi disa prej përfitimeve që do të kenë shqiptarët në rast të anëtarësimit të vendit në BE.
Sipas kryeministrit, Shqipëria duhet ta mbyllim përfundimisht historinë e diskriminimit dhe sipas tij nuk duhet të lejojmë asnjë që të na ndajë më askush si ‘dele të zeza’.
“Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë, – theksoi Rama. – Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së”.
Sipas Ramës, me këtë pasaportë, “Europa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Europa. Kjo nuk ëhstë retorikë. Ky është horizonti ynë më i afërt se kurrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




