Nga Gazeta ‘Si’- Të gjithë kryetarët e njësive administrative të Shqipërisë duhet të shkarkohen.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se shpreson që deri të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar.
Ai tha se duhet t’u jepet mundësia edhe të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata.
“Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish”, tha Rama, duke shtuar se mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



