Një ditë para largimit për në Bruksel, kryeministri Edi Rama firmosi për emërimin e Ilva Gjuzit në detyrën e zv-ministres së Turizmit dhe Mjedisit.
Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.
Në një interviste të pak ditëve më parë në Euronews, Gjuzi foli për arsyet se pse ishte kthyer në Shqipëri pas mbarimit të studimeve në një shkollat më të mira në botë. Por ajo që ra më shumë në sy ishte një fragment i shkëputur nga intervista e saj kur u pyet nëse Rama kishte ndonjë të metë.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë” tha Gjuzi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.