Politike

Rama ironizon sërish Berishën: SPAK në koshin e plehrave? Kuak, kuak, kuak

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën, duke e krahasuar me bufin, pasi kreu demokrat u qëndron deklaratave të tij për shkrirjen e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK).

Në një video montazh, shihet bufi duke artikuluar fjalët e Berishës, teksa thotë: “Organizata kriminale e skrapit të partisë, i angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, di të ketë atë fund që kanë patur të gjitha veglat mjeran, të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do përfundojë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”.

Gjithashtu në përshkrim, mes ikonave lexohet “kuak-kuak-kuak”, siç i referohet opozitës, Rama.

Kujtojmë se më herët sot, kreu i qeverisë në rubrikën “Sy m’sy”, tha se “nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë