Politike

Rama ironizon partitë e reja: Zogj të vegjël, më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ironizoi sot partitë e reja dhe i akuzoi se sipas tij ata po mashtrojnë qytetarët vetëm për vende në parlament.

Në fjalën e tij përballë elektoratit në Skrapar, Rama tha se partitë e reja kanë vetëm moshën e re, ndërsa shtoi se sipas tij këto parti ngjajnë me “Suden” apo “Vehbiun”.

“Kanë dalë disa zogj të vegjël, që thonë: ‘bëhet’, ‘s’bëhet’, ‘bashkë’, ‘veç’… Më kujtojnë Suden, Vehbiun dhe Rapush Xhaferrin. Ata ta bëjnë detin kos e jetën vaj. Jepu votën dhe nuk do ketë më as korrupsion, as padrejtësi, as çmime të larta. Vetëm jepu votën që të marrin një karrige në parlament. Dhe thonë: ‘ne jemi të rinj’. Të rinj janë vetëm në moshë. Shikojini si fusin gjithë krushqit në lista dhe thonë ‘ne jemi në listën e hapur’”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se pjesë e kësaj panorame është edhe Lulzim Basha, kreu i Koalicionit Euroatlantik.

“Është koalicioni tek pull, i pari koalicion tek pull. Dhe kur e pyesin sa parti ka, thotë: ‘shko në internet dhe gjeje’. Do të na mungojë, sepse është artist”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i PS theksoi se kush voton për “kënetën”, siç e cilëson ai opozitën është rrugë-humbur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë