Politike

Rama ironizon koalicionin e Berishës: Gjëja më madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit!

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë për 8 Marsin, ka ironizuar koalicionin Sali Berishës me partitë opozitare të quajtur “Shqipëria Madhështore”.

Teksa foli edhe për 11 majin, Rama u shpreh se po përgatiten të hyjnë në fushën e betejës elektorale ndryshe nga opozita që sipas tij ka grumbulluar ‘të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë.’

Referuar tij, gjëja më madhështore e koalicionit janë mustaqet e kujtim Gjuzit.

“Në vigjilje të një sfide të madhe që Shqipëria ka, jo PS, por në 11 Maj Shqipëria ka sfidën për të mos humbur asnjë minutë në një proces ku rrethanat tona të brendshme dhe ato të Europës janë bërë 1 dhe për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale dhe në duart tona.

Në këtë sfidë, kur ne po përgatitemi të hyjmë në fushën e betejës elektorale, që ndryshe nga të tjerët kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë dhe në emër të një madhështie që Zoti e di ju është se gjëja më madhështore që shoh në atë anë janë mustaqet e kujtim Gjuzit, shikoni mustaqet e tij dhe aty keni kartëvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe, ne do të kemi qasje komplet tjetër, ne burrat do t’i hedhim në fushë që të meritojnë mandate,” tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë