Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga Elbasani kreun e PD-së, Sali Berisha duke e quajtur një “stalker” të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Mirëpresim sa më parë stalkerin e fondit që të shfaqet në kala, edhe që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës në mënyrë që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet”, u shpreh Rama, teksa komentonte projektin për rijetëzimin e kalasë së qytetit në Elbasan.
Rama shtoi se: “Nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion”.
“Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq, por nëse do të nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënien mafioze korruptive kriminale me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe të vendosnim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicionin të qytetit të Elbasanit të bindur që nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion.
Më falni për entuziasmin patetik që kam kur më kujtohet fakti që fondi ka fatin e madh që të ketë një stalker, jo se mua më kanë munguar, por se kam pasur kurrë në këtë lloj trajte cicëruese”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.