Politike

Rama ironizon Berishën: Edhe po ia hoqën ‘non grata’-n, prapë ‘buf’ mbetet

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e PD Sali Berisha për “non grata”-n.

Sipas Ramës, edhe nëse SHBA i heq ‘non grata-n’, Berisha do të ngelet sërish ‘buf’ dhe nuk do ndryshojë gjë.

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Socialiste do të marrë sipas tij më shumë mandate nga sa aktualisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rezultat ky, që sipas tij mbështetet në sondazhet që kjo forcë politike kryen gjithë kohës.

“Ore ia hoqën non gratën këtij bufit? Si shkoi puna e tij? Nuk është se ndryshon gjë se bufi buf do të mbetet por më duket se nuk ia kanë hequr.

Ne do të marrim më shumë mandate se sa kemi, se sa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, por më duhet edhe pak kohë që të kuptoj se ku jemi. Ne kryejmë sondazhe shkencore gjithë kohës. Ne e anketojmë popullin shqiptar, kemi shumë të dhëna dhe mbi bazën e tyre do ta them më vonë cili do jetë numri minimal për mandatet. Por që sot mund të them që minimali është mbi atë që kemi. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ‘97”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë