Politike

Rama i radhiti dosjet për SPAK, Berisha i përgjigjet njësoj: Përgjegjës për inceneratorët, Butrintin dhe vdekjet në Thumanë. E ftoj në debat      

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK të hetojë Sali Berishën për çështje të nxehta në vend duke i kujtuar 21 janarin dhe Gërdecin.

Me të njëjtën monedhë iu përgjigj përmes një konference për shtyp edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha radhiti shkeljet që sipas tij bëjnë përgjegjës vete Ramën në dosjen e inceneratorëve konkretisht atë të Elbasanit, Butrintin e deri duke e cilësuar vdekjen e 24 qytetarëve nga Thumana si pasojë e tërmetit si vrasje shtetërore për shkak të neglizhencës.

Për inceneratorët, Berisha iu referua edhe njerëzve të afërt të Ramës, Sekretarit të Përgjithshëm Engjell Agaçi, ministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj 

Berisha tha se Rama po i bën presion drejtësisë më qëllim të mbuloje shkeljet e veta.  

“Aferat janë zinxhirë. Ju keni dëgjuar këto ditë për Butrintin. Butrinti është një aferë multidimensionale, e paimagjinueshme. Në territorin e gjirit ku ka një manastir, kisha.

Në vend që toka trualli, territori t’i rikthehet kishës e manastiri është  jo vetëm institucion kulti, por dhe shumë i çmuar kulturor, aty në territorin e manastirit po ndërton resortin turistik njeriu, miku, i Edi Ramës, natyrisht ku vetë ai mund të jetë aksioner.

Duke uzurpuar pronën publike. Laguna e cila është dhënë për ndërtimin e 620 vilave ku lan paratë Edi Rama dhe qeveritarët e tij. 620 vila te kepi i Stillos…”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi: “Rama flet për afera, po, i them unë. Nëse ka afera të tmerrshme kriminale të pahetuara janë 24 viktima të Thumanës, të cilat i goditi tërmeti i parë. Me dokumente ishin banesa të pabanueshme, por përgjegjësia e Ramës, e Dakos në Durrës bëri që ata të prisnin vdekjen në shtëpi. Deri më sot janë hetuar vetëm dy ish kryetar komune të PD që nuk kishin lidhje. Asnjë njeri nuk është përgjegjës ndërkohë që Rama është përgjegjës. Vrasjet e Thumanes janë vrasje shtetërore, janë vrasje nga neglizhenca shtetërore”.

Sali Berisha ne konference per shtyp 11 maj 2022

Berisha tha se deklaratat e Ramës për drejtësinë janë të denja për vende si Koreja e Veriut apo regjime komuniste.

Sipas tij, e gjithë kjo bëhet nga ana e kryeministrit për të hequr vëmendjen nga problemet madhore që po kalojnë shqiptarët.

“Prej disa javësh kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve në një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët e tij politik.  Shkaqet janë madhore, Rama beson se me këto qëndrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korenë e Veriut, apo regjimin e etërve të tij ka disa synime. Më së pari të tërheqë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me vështirësi shumë të mëdha…”

Berisha foli edhe për 21 janarin dhe Gërdecin duke e hequr përgjegjësinë nga vetja. Ai sfidoi kryeministrin Edi Rama që të dërgojë dosjen e DASH ndaj tij në SPAK nëse ka fakte.

Berisha perjashtoi nga pergjegjesite edhe familjen e tij ndersa adresoi akuza ndaj vellait te kryeministrit Olsi Rama.

Berisha ftoi Ramën në një debat publik për dosjet.

“E ftoj në një debat publik para jush, të dalë në mexhelis e t’ja themi njëri- tjetrit në sy të gjitha.

Unë kam punuar me firma kam firmosur t’i marrë të gjitha ato të vijë të dalë në publik.

Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu si dilte ne plazh po jo fizikisht por moralisht. Se në jetën private të askujt nuk ndërhyj unë e kam ligj”, tha Berisha duke qeshur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë