Politike

Rama i përmend Zaevin, Basha i kthehet me reagimet e Macronit e Merkel

Refuzimi i negociatave po shoqërohet prej ditësh me përplasje deklaratash ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. “Lufta” politike është zhvendosur mes dy rivalëve politikë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale dhe ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të vendoste përballë qëndrimit të Bashës me atë të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

“Unë si Zoran Zaev nuk isha në opozitë, por para 21 vitesh dhe kur ishim në opozitë asnjëherë nuk lejuam që të japim përshtypjen para institucioneve evropiane se jemi kundër fillimit të bisedimeve të vendit tonë me BE-në”, është deklarata e cituar nga Rama, e dhënë më 13 mars. Kjo deklaratë është lëshuar pikërisht kur kryeministri maqedonas ishte për një vizitë zyrtare në Tiranë, e ku prit nga Rama. Kësaj deklarata, i është vendosur deklarata e Bashës e lëshuar më 13 tetor se “Nuk ka, dhe nuk mund të ketë Shqipëri evropiane! Këtë e kemi thënë prej fillimit ne demokratët, në opozitarët. Këtë sot e ka thënë me një gjuhë të qartë edhe Brukseli”.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157092894576523/?type=3&theater


Kryesocialisti nuk ka ngurruar të sulmojë opozitën duke deklaruar se ka bërë gjithçka për t’i vendosur shkopinj nën rrota procesin të integrimit, madje ka sjellë edhe më herët shembullin e Maqedonisë së Veriut, ku partitë politike pavarësisht konflikteve nuk kanë folur keq për vendin e tyre në kancelaritë europiane. Këtyre akuzave dhe sulmeve, kryedemokrati i është përgjigjur me të deklaratat e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Holandës dhe të Finlandës. Në to pjesë të shkëputura jepet dukshëm qëndrimi se jo të gjitha shtetet anëtare kanë qenë pro hapjes së negociatave.

“Shqipëria nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim”, është deklarata e kancelares së Gjermanisë. Ndërsa deklarata e dytë është ajo e presidentit francez, Emmanuell Macron: “Shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2701456759905488/?type=3&theater


Për t’u pasruar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte: “Pyesim veten sa progres është arritur dhe me Shqipërinë kemi më shumë shqetësime. Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa ka shkuar progresi në Shqipëri dhe, pikërisht këtu, kemi më shumë shqetësime”.
Kryedemokrati në postim e tij përfshin edhe Tytti Tuppurainen, ministre e Finlandës për Çështjet Europiane, ku ka theksuar se pas mbledhjes së Këshillit Europian se: “diskutuam edhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Përdorëm të gjitha mundësitë për t’i ofruar diçka Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe ndarjen e dy vendeve, sepse shumica ishin të parimit se vendet duhen vlerësuar në bazë të meritës”.
Pas refuzimit për çeljen e negociatave brenda këtij viti, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Kryedemokrati ka kërkuar zbatimin e standardit të kryeministrit Zaev, i cili kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas refuzimit që iu bë Maqedonisë së Veriut. Por kërkesa e opozitës është rrëzuar nga kryeministri Edi Rama, i cili pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, ka deklaruar se mazhoranca do të vazhdojë me strategjinë e saj dhe se refuzimi erdhi si rezultat i luftës së brendshme brenda BE-së, pasi Shqipëria i kishte plotësuar të gjitha detyrimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë