Politike

Rama i përgjigjet opozitës: Nuk ka mërgatë qyqesh në Bruksel që e ndal Shqipërinë

Nga Gazeta ‘Si’- Akuzave të opozitës se Rama i mbylli derën e integrimit Shqipërisë duke mos i dorëzuar SPAK-ut, Belinda Ballukun, kryeministri iu përgjigj duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë.

Sipas tij, raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe shtoi se sipas tij nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.

“Kjo e farsës ka nevojë të thuhet: e vërteta e thjeshtë është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet shqiptarëve që ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë.

S’ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, s’ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal. Ata që i grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë të grabisin, ndërkohë që janë qindra njerëz në administratë që punojnë për çdo kapitull të negociatave.”, tha ai në mbledhjen e Asamblesë së PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë