Politike

Rama i përgjigjet kryesindikalistit: Kërkesat e shiksit krenar të ’97-ës janë fyese

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim “tallës” në Twitter ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili është bërë i njohur së fundmi për publikun e gjerë nga fjalimet e tij në protestën e pedagogëve.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, – shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sandër Kovaçi deklaroi më herët në në News 24 se ka punuar në të kaluarën në SHIK. Më tej ai tha se ndërpreu marrëdhënien e punës në SHISH për të ndjekur karrierën akademike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë