Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një bisedë telefonike me kryesuesen e listës së Elbasanit, Evis Kushi, me të cilën ka diskutuar mbi fushatën elektorale.
Mes të tjerash, në videon e publikuar në “Facebook”, ku shkruan “Nga bregu i Jonit me Evisin e kalasë së Elbasanit”, Rama iu përcjell dhe një mesazh paralajmërues të gjithë qytetarëve të Elbasanit, teksa thotë se “Kalaja të mbështesë gocën e vet dhe ne e mbështesim Kalanë bashkë me gocën”.
Kryeministri Rama zbulon se ka “një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 21:00 ose 22:00 për periudhën e Ramazanit”.
Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por mesa duket nuk ka ende një vendim.
“Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”.
Sa u takon mbështetësve të LSI në Elbasan, Kushi thekson se një pjesë po i bashkohen PS-së, kurse pjesa tjetër PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




