Politike

Rama i ka kërkuar dorëheqjen? Vengu hedh poshtë pretendimet e Berishës

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hodhi poshtë pretendimet e kreut të PD se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”.

Ai tha se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë dhe shtoi se i merr si kërcënime të Berishës.

“I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha. Ai nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës së drejtuesit të opozitës për të ushtruar trysni nga më të ndryshmet, sidomos ndaj një dikasteri si ky i sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta fare këto gjëra. Deliret e kësaj natyre nuk më shqetësojnë,”  tha Vengu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë