Sociale

Rama i jep mbi 5 miliardë lekë Veliajt për projektet e rindërtimit

Gazeta Si - Gjashtë vendime qeverie në vlerën e mbi 5,1 miliardë lekëve... Mbledhja e qeverisë e zhvilluar një ditë më parë, ka vendosur t’i japë Bashkisë së Tiranës një fond për realizim projektesh në ndërtime dhe infrastrukturë, pikërisht disa muaj përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Vetëm me një VKM, Bashkia e Tiranës do të marrë nga fondi i rindërtimit, 3. 300 234 940 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” në Bashkinë e Tiranës. Qeveria i kalon këto fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Për fondet e rindërtimit, edhe pse kanë kaluar tre vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, për Bashkinë e Tiranës është akorduar fondi në vlerën e 1.851.358 017 lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

Tabela me fondet:

1-Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 1.851.358 017 për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5.

2-Përdorimi i fondit, i miratuar për vitin 2022, është në masën 200.000.000 lekë në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5.

3-Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 136.815.424 për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS4.

4-Fondi në masën 387.370.974 lekë, i transferohet Bashkisë Tiranë në formën e transfertës së pakushtëzuar.

5-Fondi në masën 3.300.234.940 për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji”, dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” në Bashkinë Tiranë.

6-Fondi në vlerën e 760.634.149 lekë për financimin e rikonstruksionit të objekteve arsimore (RSU nr.1 (nr.15-18-19) nr.20-21; nr.22-23”, në RSU nr.1 shkolla “Dritas”, në Bashkinë Tiranë

Në total  5,177,694, 561 lekë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë