Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama teksa bashkëbisedoi me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën ‘Sy m’Sy tha se Partia Socialiste është ajo që ka krijuar drejtësinë e re.
Rama tha se kjo forcë politikë hapi luftën kundër korrupsionit dhe bëri një drejtësi që nuk ka guxuar ta bëjë askush më parë.
“Ne jemi këtu për të bërë shtet”, -tha Rama, “jo për ta kontrolluar”.
“Të kujtohet kur morëm ne detyrën se si ecej nëpër Tiranë, më shumë prodhoheshin drita me naftë se me korrent. Të kujtohet, apo nuk e mban mend. 50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe e dini ca ka rezultuar. Ata që paguanin ishin ata që votonin PS.
Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë edhe në trupin tonë, jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun.
E kuptoni se sa larg realitetit dhe sa larg përmbajtjes së gjithë përpjekjes që unë me PS po bëjeni, jeni. U ka bërë bufi i kënetës si insekte dhe s’dini fare se ca flisni. Jeni pakicë gjithsesi“, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



