Politike

Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës! Në shkresë edhe 5 bashki të tjera

Nga Gazeta ‘Si’Vetëm 5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e Tiranës.

Në shkresën që mban datën 30 shtator, kryeministri Edi Rama njofton kreun e shtetit edhe për vakancat në 5 bashkitë e tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.

Nga ky moment, kur shkresa ka mbërritur në tavolinën e Begajt, ky i fundit ka afat 48 orë kohë për të nxjerrë dekretin për zgjedhjet.

Pritet me interes vendimi i Begajt, në kushtet kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij.

Sipas ligjit elektoral, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë