Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi krijimin e partive të reja në skenën politike shqiptare.
Ai u shpreh se është “kandidati më i ri dhe më i vjetër”, duke iu referuar energjisë dhe eksperiencës që sipas tij bashkohen në listat e Partisë Socialiste.
“Duhet një parti e re?” – citoi Rama një komentues, duke shtuar se Shqipëria nuk ka nevojë për “imitacione të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta, e sot është bërë barrë dhe hall”.
Rama iu përgjigj duke i cilësuar këto parti të reja si “shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”.
“Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë. Në listat e PS-së gjen më të rinjtë dhe ata me eksperiencë. Duhet një parti e re? Imitacione të një partie që ishte e treta dhe e vërteta deri dje që u bë barra dhe halli i shqiptarëve, për këto nuk ka nevojë Shqipëria, pasi janë vetëm shëmbëlltyre që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”, u shpreh Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.