Politike

Rama ‘fushatë’ me Manastirliun në Tiranë: Situata me Veliajn, paradoks, por s’ka pse vuan kryeqyteti

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tirana, ka folur për buxhetin e bashkisë dhe po ashtu për kryebashkiakun Veliaj.

Rama është shprehur se situata e Veliajt është një paradoks shumë i madh, sepse sipas tij, kryebashkiaku është në burg pa gjyq.

Kryeministri shpjegoi se Gjykata Kushtetuese mori një vendim tjetër nga i i qeverisë, por megjithatë tha se bashkë me Manastirliun si drejtuesja politike e qarkut do të vazhdojnë të marrin vendime.

“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet t’i bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalisht vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.

Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohen të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj.

Ne menduam me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin tjetër gjë për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht se i kundër më tonin. Ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa si kjo sot”, u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë