Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama, ripërsëriti ftesën për sipërmarrësit e huaj që të investojnë në Shqipëri.
Gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës, Rama u kërkoi investitorëve “ të nxitojnë e vrapojnë, para se hapësirat të mbyllen”.
“Shqipëria po hyn në një kapitull të ri, që është sa i pëlqyeshëm aq edhe sfidues. Kemi stabilitet, ritmin, një shoqëri të re me talente e energji, kemi vullnetin për të ecur përpara.
Besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni në këtë Shqipëria që po transformohet, bëhuni pjesë e historisë së suksesit që po ndërtojmë, përpara se të jetë vonë dhe Shqipëria nuk është shumë e madhe, ndaj nxitoni e vrapon përpara se hapësirat të mbyllen.
E ardhmja është diçka që po e ndërtojmë çdo ditë, ndërtojmë së bashku. Shpresoj ta kuptoni sa seriozisht e kam marrë këtë ftesë për të ardhur këtu me fjalim të shkruar dhe sa seriozisht e mora kohën tuaj, duke më siguruar qe fjalimi im ë mos jetë aq i gjatë sa zakonisht”, tha Rama.
Kryeministri tha se janë katër shtylla strategjike që përcaktojnë dekadën e ardhshme të Shqipërisë, ndër to energjia e gjelbër, infrastruktura moderne, turizmi dhe teknologjia e inovacioni.
Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se Porti i Durrësit do të bëhet një prej hub-eve më të rëndësishme në Detin Mesdhe. Ai foli edhe për revolucionin digjital, duke theksuar se ka ndryshuar mënyrën e qeverisjes në Shqipëri dhe atë se si operon biznesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



