Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar thirrjen e Edi Ramës ndaj deputetit demokrat, Dashnor Sula për t’iu bashkuar PS-së pasi ngeli pa parti politikë në zgjedhjet e 11 Majit.
Kryedemokrati deklaroi se vendi i Dashnor Sulës është në Partinë Demokratike, duke theksuar se “ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama”.
Berisha theksoi sërish se sipas tij Llapaj është patericë e Ramës.
“Dashnor Sula është eksponentët i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i thotë atij që sa shkon te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni. Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn, ata janë njëlloj, janë paterica të Ramës”, tha Berisha.
Pasi mbeti jashtë listave të Partisë Demokratike, Sula negocioi me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” për të kandiduar në Elbasan, por drejtuesit e këtij koalicioni nuk i ofruan garanci se pesë kandidatët e listës së mbyllur do të tërhiqeshin nëse ai merrte mandatin e deputetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.