Politike

Rama flet për Shpiragun: Nxjerrja e naftës, shumë sfiduese. Shell po bën pazar

Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri përmendi edhe rastin e Shell që po kryen gërrmime në Shpirag.

Kreu i qeverisë nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi largimin e gjigandit të naftës, por tha se procesi i nxjerrjes së naftës nga Shpiragu është shumë sfidues.

“Patëm një moment optimizmi kur ishim në kushtet e pritshmërisë nga Shpiragu, cilësia është shumë e lartë, por vështirësia e nxjerrjes është shumë sfiduese, ende Shell s’po e dorëzon, po përpiqet në traditën më të mirë holandeze që të bëjë pazar për atë pjesë, kjo flet qartë që ka një vlerë të madhe, por do të duhet t’i referohemi një teknologjie më të sofistikuar, mbase do të jetë fati i atyre që të vijnë më vonë në moshën e shfrytëzimi të pasurive të Shqipërisë mbase do të vijnë më shpejt, këtu kemi aktorë të tjerë në fazë eksplorimi më të avancuar”, tha kryeministri i Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë