Gazeta Si – Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1:0 ka sjellë jo vetëm entuziazëm të madh mes tifozëve shqiptarë, por edhe reagime nga krerët më të lartë të shtetit.
Kryeministri Edi Rama e përshëndeti suksesin e kuqezinjve përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje përtej rezultatit në fushë.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkroi Rama, duke e shoqëruar reagimin me flamurin kombëtar dhe simbolet kuq e zi.
Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas triumfit të Shqipërisë, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit kombëtar dhe emocionet që kjo ndeshje solli për shqiptarët anembanë.
“Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare! Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!”, shkruan Presidenti Begaj në një postim në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




