Politike

Rama e nis me fjalë të urta, por përplaset me komentuesit në Facebook

Që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar, kryeministri Edi Ram poston në rrjetet sociale fjalë të marrë nga librat e shenjtë Kurani apo Bibla, apo thënie të personaliteteve të shquara botërore. Ditën e sotme, Rama postoi një shprehje të ish-presidentit amerikan, Teodor Ruzvelt: “I vetmi njeri që nuk bën gabime asnjëherë është njeriu që nuk bën asnjëherë asgjë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10150147019281523/10157314478496523/?type=3&theater

Kjo thënie, që duket si një filozofi e Ramës si një përgjigje ndaj atyre që e kritikojnë ka shkaktuar reagimin e shumë komentuesve ndaj kryeministrit. “Spastruat Shqipërinë nga njerëzit këtë gabim si do e korrigjoni.. po e keni më mirë se një vend pa popull krijohet më shumë mundësia të luani në rrjetin social”, i shkruan komentuesja.

E nuk ka munguar reagimi i Ramës, i cili drejtohet komentueses me shprehjet se “sugjeroj të mos flasësh në hatlla kur thonë tironsit, sepse kjo përralla e spastrimit është vërtetë e folur në hatlla! Faktet e shifrat flasin ndryshe, shqiptarët kanë ikur, ikin e do ikin dhe janë kthyer, kthehen e do kthehen, sepse lavdi Zotit nuk jemi me në bunkerin e komunizmit!”. Ai i sugjeron të shohin edhe vendet e tjera të botës se ku lëvizjet e popullsive drejt vendeve më të pasura në veri të Europes apo drejt SHBA, janë trend global, bashkëkohor, jo çështje qeverish e qeverisjesh!  Sipas tij, në dhjetëvjeçarin e parë shqiptarët kanë ikur më pak. Por komentuesit replikojnë ndaj këtyre qëndrimeve, duke i kërkuar që të jenë realist, pasi në Shqipëri nuk ka industri, apo se po emigrojnë për bukë goje, si dhe shprehen nëse paga minimale të ishte 50 mijë lekë asnjë nuk do të emigronte.

Ndërsa komente të tjera të shumtë e cilësojnë si të gabuar takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar si një gabim historik.

“Lërja historisë ta thotë zoti Sabit, sepse e fal ti a s’e fal ti, kjo s’ka ndonje rëndësi të madhe dhe ty të falet të mos e falësh, sepse nuk e ke kuptuar si duhet, po koha do të ta shpjegojë e do me japësh të drejte edhe ti… Detyrën time ndaj Kosovës e kam bërë dhe e bëj më mire se plot nga patriotët e fejsbukut!”, replikon Rama me komentuesit.

Ndërsa jo të paktë janë ato që i kërkojnë të largohet se pse një gjë të të tillë e ndërmerr kush gabon, por kryeministri e gjen përgjigjen te votimet apo te vlerësimet që i bëjnë njerëzit punëtorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë