Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Berisha tha se anëtarët e qeverisë e kanë mendjen vetëm të vjedhin dhe më pas sesi të fshehin provat.
Po ashtu, Berisha në fund të fjalës deklaroi se ai që vërtetë e ka sharë PS-në ka qenë Edi Rama, që sipas tij, e ka quajtur këtë parti “bordello”.
“Unë kam thënë shumë gjëra për ju, nuk e mohoj. Por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama.
Ai, dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë nuk e kam thënë kurrë dhe nuk e kam atë koncept për socialistët.
Po për të parë se kush është bordello e vërtetë, shkoni te Skapi i partisë dhe shihni dokumentet. Atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha ai.
Për Berishën, Rama është mbyllur si miu në çark dhe se nuk ka shpëtim nga drejtësia.
“Edi Rama është i kapur në qark si miu në mesazhe me Ervis Berberin. Nëntëdhjetë përqind e fondeve të investimeve vidhen dhe nuk gjenden. Dje ishte në SPAK drejtoresha e AKSH, që ishte garazh për Edi Ramën. Nga tenderat në AKSH, thuhet se ka përfituar edhe vetë Linda Rama. Daniel Shima u shkarkua dhe pas disa javësh, uniforma policie e grabisin. Banda e Elbasanit e rrahu gjithë natën, por nuk e vranë. Kanë tre muaj që e kanë mbyllur Danielin dhe nuk del nga dhoma. Droga dhe vjedhjet po shkatërrojnë ekonominë e vendit. Këta hajdutë po prishin provat ditë e natë. Rama ka thënë se PS është një bordello. Ai e ka këtë koncept për Partinë Socialiste, e jo unë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



