Politike

Rama: Dumani ka pasur ’21 janarin’ në tavolinë edhe kur ishte prokuror i zakonshëm. Pse s’e luftoi korrupsionin atëherë?

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkonin të jepte dorëheqjen për shkak se “gjysmën e qeverisë” e ka në burg.

Rama tha se ishte Partia Socialiste që mundësoi drejtësinë e pavarur dhe se ministrat apo ish-ministrat që kanë përfunduar në qeli, nuk janë arsye pse të japë dorëheqjen.

“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë në prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t’i ketë dalë emri siç i ka dalë tani?

Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë ‘kua kua’ apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë