Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Rama, tha se është e vërtetë se ish-drejtorit të policisë së shtetit, Gledis Nano i është kërkuar dorëheqja dhe se ai ka pranuar ta bëjë atë.
“Ia kemi kërkuar bashkë me ministrin e Brendshëm Çuçi dorëheqjen sepse ishim të shqetësuar për zhvillimet e fundit. Ai pranoi dhe tha se do ta jeptë të hënën”, -është shprehur Rama.
Në vazhdimësi të komunikimit të kryeministrit Rama me qytetarët dhe gazetarët online, u fol edhe për situatën e largimit masiv të të rinjve shqiptarë drejt vendeve europiane.
Rama tha se ato 20-30 mijë euro që shqiptarët ia japin kriminelëve për rrugën në Britani, mund t’i investojnë në Shqipëri.
“Dëshiroj t’ju them se sigurisht që Shqipëria nuk i ofron dhe nuk ka si se të ofrojë as kushtet e Gjermanisë dhe as kushtet e Britanisë së Madhe por Shqipëria i ofron gjithmonë e më shumë për atë që kërkon të bëjë mirë. Të harxhosh 20-30 mijë paund për të paguar trafikantë ndërkohë që me 20-30 mijë paund dhe me mbështetjen e qeverisë mund të bësh një agro turizëm atje ku je në Kukës, në Has, ndërkohë që me agro turizëm mund të bësh më shumë para. Ne kemi gjithë dëshirën dhe këmbënguljen për ta bërë Shqipërinë gjithmonë e më të mirë. Shikoja shifrat e turizmit, janë shifra që vijnë nga Organizata Botërore e Turizmit, dhe është realisht një hapësirë e re që krijohet. Kjo është një Shqipëri që vërtet ka oportunitete”, – tha Rama në lidhje të drejtëpërdrejtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




