Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri.
Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror. Ai shtoi se ky zhvillim do të vijë si pasojë e një mbingopjeje që vihet re në aeroportin e Korfuzit.
“Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon dhe pjesës së jugut. Po kështu, edhe ku janë për t’u zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.
Kemi edhe një aeroport në Veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal.
Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte.
Shpresoj të kemi së shpejti edhe Qatar Ways. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.