Politike

Rama: Do paguajmë sigurimet shoqërore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi ndryshe

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim në njësinë 4 në Tiranë ka njoftuar se do të ketë ndryshime në aktin e ardhshëm normativ.

Ai tha se familjarë ose prindër që nuk punojnë dot për shkak se kujdesen për familjarë që janë me aftësi ndryshe, do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti. Po ashtu për ta do të ketë edhe dyfishim shpërblimi.

“E kemi thënë edhe më parë, por do të realizojmë tani, që kujdestarët, prindër, të afërm familjarë të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë dhe njerëz që kanë nevojë, që janë të detyruar të kujdesen për njeriun e afërt, nuk mundet dot që për këtë shkak të mbeten pa pension nesër, dhe do t’ia paguaj shteti detyrimet shoqërore. Kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit”, tha Rama duke shtuar se do ketë dhe dyfishim të shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë