Politike

Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS-së

Nga Gazeta Si- Ministrja Diella do të ketë 83 ‘fëmijë’, që do jenë ndihmës të deputetëve të PS-së.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste në Forumin Ndërkombëtar të Berlinit, tha se ajo do të ketë 83 fëmijë, e secili do të jetë asistent për çdo anëtar të parlamentit të PS-së, do mbajnë shënim për çdo gjë që ndodh, do sugjerojë anëtarët e parlamentit dhe “këta ‘fëmijë’ do kenë informacione të mira për integrimin”.

Sipas Ramës, ky sistem synon të sigurojë që çdo deputet të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë për menaxhimin e informacionit dhe vendimmarrjen.

Ky projekt, siç theksoi Rama, është shembull i përpjekjeve të qeverisë për të përdorur teknologjinë në shërbim të qytetarëve.

“Ne duhet të shfrytëzojmë inteligjencën artificiale dhe sistemet digjitale për të ndihmuar institucionet tona të funksionojnë më mirë, duke e bërë çdo hap të qeverisjes më transparent dhe më efektiv”, deklaroi Rama.

Rama theksoi se qëllimi kryesor është të përshpejtohet procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian, duke përdorur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë