Nga Gazeta Si- Në takimin me banorët e Dibrës, kryeministri Edi Rama tha se gjenerata tjetër do të jetojë në Dibër njësoj si të jetë duke jetuar në Zvicër.
Pas futjes në Bashkimin Europian tha Rama, vlerat në këtë zonë do të dyfishohen dhe për këtë ‘la afat’ 5 vite.
“Këtë e kam hakmarrje personale. Kur thoja që do vijë dita që Dibra do hapet si horizont turistik, dibranët më shihnin me formën e vet, kushedi sa do me kenë tallur. Kjo është shumë e qartë.
Kush jeton në këtë zonë 5 vite kohë ka që ti bëjë hyzmet pronave dhe vlerave që janë këtu”, tha Rama, duke shtuar se kur të hymë në BE të gjitha do dyfishohen dhe trefishohen dhe “do vijë dita që do shkojë kafja këtu kushedi sesa euro. 5 vjet janë përpara për të gjithë emigrantët dhe të gjithë ata që janë këtu të bëjnë planet dhe të shikoni si gjenerata tjetër do të jetojë në një vend njësoj si të ishte Zvicra e Shqipërisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.