Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se PS dhe qeveria e tij do të realizojnë futjen e vendit në Bashkimin Europian Brenda vitit 2030.
Rama i tha qytetarëve se treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion dhe mundësia për qytetarët është e kufizuar, e kapin ose e humbasin.
“Është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur aty gjithmonë. Si rezultat i të gjitha përpjekjeve të bëra dhe i arritjeve të realizuara ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment dhe ky është një nga ato ku treni i historisë kalon përpara nesh dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm, treni ndalon shumë pak në stacion nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren dhe nuk do ta humbim”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se sa i përket votave “qielli duhet të jetë kufiri” dhe se llogaritë aritmetike nuk vlejnë në këtë zgjedhje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




