Politike

Rama: Çelja e negociatave fakti më domethënës i 2024-ës, u vlerësuam edhe nga shtetet skeptike. Deri në 2027 do të thithim 1 mld euro nga BE

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek procesi i integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian, ndërsa vlerësoi punën e administratës shtetërore.

Rama tha se çelja e negociatave ishte fakti më domethenës i vitit 2024.

“Po e nis me faktin sipas meje më domethënës të vitit që po lëmë pas çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian dhe praktikisht të dy grup-kapitujve shumë të rëndësishëm duke nisur nga themeloret që janë gurpi i grupeve dhe pastaj edhe marrëdhëniet me jashtë.

Por është me rëndësi të theksoj këtu diçka që e keni dëgjuar edhe me parë që ky proces i jashtëzakonshëm për nga volumi i punës intensiteti dhe cilësia do të ishte i pamundur nëse një skuadër e madhe kombëtare e Shqipërisë e qindra e qindra punonjës të administratës sonë publike, negociatorë, drejtues grupesh, anëtarë grupesh nuk do të kishin bërë më parë punë e shkëlqyer me procesin screening ose e thënë ndryshe me diaganozën e gjithë sistemit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fushat”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ecuria e procesit screening ka pasur një vlerësim befasues nga Komisioni Europian të qeverisë, që ishin tipikisht përfaqësues të vendeve më skeptike të BE-së për performancën e skuadrës shqiptare.

Sipas Ramës këto vlerësime janë një shtysë, një motivim janë një fakt shumë domethënës për çfarë është bërë në gjithë këto vite dhe cila është vërtetë administrata e Republikës së Shqipërisë.

Një tjetër sukses për Shqipërinë sipas kryeministrit është dalja pas 29-vjetësh e Shqipërisë nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë së Këshillit të Europës.

Rama njoftoi gjithashtu se deri në 2027 Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro.

“Së treti Shqipëria është bërë nxitësi dhe ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur duke u futur në bashkëpunim me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm një dialog të pandodhur më parë mes KE, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate nga ku doli si rezultat konkret plani i ri i rritjes së BE në mbështetje të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një proces jo i lehtë për të arritur që në procesin tradicional të integrimit të hyjë një element  i ri, i cili ka hyrë në fjalor si anëtarësimi gradua.

Ne dhe vendet e rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar të planit të rritjes ku nga sot deri në 2027 do të thithim rreth 1 mld euro dhe kemi njëkohësisht dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen europiane në disa segmente të Europës së bashkuar”.

Po kështu Rama deklaroi se: “Që nga 21 nëntori shqiptarët në të gjithë botën që bëjnë transferta parash nga zona e be drejt Shqipërisë nuk do të kenë asnjë komision extra, se Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrave të pagesave europiane që kursen miliona euro nga xhepat e dërguesve nga jashtë, brenda perimetrit të BE”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë