Politike

Rama: Brenda pak ditësh dalin çmimet e reja të referencës! Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para

Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama theksoi se brenda pak ditësh do të bëhen me dije çmimet e reja të referencës.

Ai tha se do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë.

“Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta”.

Por, nga ana tjetër, tha Rama, një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki “kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens”.

Rama kërkoi nga ministria e Financave që të japë një ‘udhërrëfyes’ edhe për rastet në disa bashki ku ka taksa tavoline psh apo të tjera ndërkohë që taksa është zero për biznesin e vogël.

“Ka edhe raste ekstravagante fare ku këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme dhe kjo nuk bën sens”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë